Shkurt.ch

Ndihma, vetëm për shtetet që pranojnë refugjatët e kthyer!

Do të ndihmohen vetëm shtetet që janë treguar kooperuese në pranimin e azilkërkuesve të dëbuar nga Zvicra

Zvicra planifikon që në të ardhmen të përdorë ndihmat për zhvillim si mjet presioni për të riatdhesuar më lehtë azilkërkuesit e refuzuar, në vendet prej nga kanë ardhur, ka deklaruar ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga.

Këshilli Federal ka vendosur që në kuadrin e ndihmave për zhvillim, që Zvicra u ndan vendeve të varfra, të shikojë më mirë nëse vendi përkatës është treguar kooperues në pranimin e azilkërkuesve të dëbuar nga Zvicra.

Sommaruga, në intervistat e saj për gazetat “Aargauer Zeitung” dhe “Südostschweiz” ka theksuar si shembull të një presioni të tillë, bashkëpunimin me Tunisinë. Dihet se prej rreth një viti, autoritetet zvicerane kanë më së shumti probleme me një numër azilkërkuesish nga Tunizia.