Futboll

Ndeshja Kosovë – Zvicër u besohet gjyqtarëve danezë

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot do të përballet me kombëtaren e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatin Evropian “Euro 2024”, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtnë, me fillim nga ora 20:45.

Drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajnë një ekip i gjyqtarëve nga Danimarka.

Jakob Kehlet do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa ndihmësit e tij janë Lars Hummelgaard dhe Victor Skytte.

Gjyqtar i katërt është caktuar Peter Kjaesgaard.

Ndërsa, në dhomën e VAR-it do të jetë Jonas Hansen, bashkë me asistentin Mads-Kristoffer Kristoffersen.