Kosova

Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia e Kosovës shoqëron dy persona në stacion

Policia e Kosovës ka konfirmuar shoqërimin në stacionin policor të dy personave para nisjes së ndeshjes Kosovë-Izrael, për shkak të dyshimit se ishin në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit. Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka konfirmuar Kelani për Express, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq Kelani ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e parapara për këtë ndeshje sportive.