Futboll
Ndeshja e fundit e Granit Xhakës në Arsenal
Mediat ndërkombëtare raportojnë se, kjo është ndeshja e fundit e mesfushorit shqiptar në Londër
Çdo fillim e ka një fund. Kështu është edhe historia e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka në Arsenal.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ndeshja e sotme ndaj Ëolves është e fundit për Xhakën në Londër. Ai është titullar në sfidën që fillon nga ora 17:30, që është e fundit për këtë kampionat, ku Arsenali e përfundon në vendin e dytë, ndërsa deri në fund luftuan për titullin e kampionit, që i takoi Manchester Cityt, shkruan albinfo.ch.
Xhaka u transferua në Londër në vitin 2016 nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro. Në Arsenal u bë kapiten, edhe pse më pas kishte probleme me tifozët, që sërish ua fitoi zemrat.
Për të thuhet se do të rikthehet në Bundesliga, kësaj radhe në Bayer Leverkusen.
Në Arsenal, ai ka fituar dy FA Cup dhe dy Community Shield. Gjithsej ka 496 ndeshje dhe 32 gola. Kujtojmë se karrierën e ka nisur në Basel.
Për Zvicrën, ku është kapiten, numëron 113 ndeshje dhe 13 gola.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes