Lajme

Ndërprerje e trafikut hekurudhor në Thurgau nga rrëshqitja e dheut

Kushdo që duhet të marrë trenin midis Weinfelden dhe Kreuzlingen të enjten mund të përgatitet për vonesa, pasi rruga është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut, shkruan albinfo.ch.

Trafiku hekurudhor u ndërpre pasditen e së enjtes në itinerarin ndërmjet Weinfelden TG dhe Kreuzlingen dhe sipas SBB, arsyeja është rrëshqitja e dheut.

Ndërprerja zgjat deri rreth orës 21:00, transmeton Blick.

Zëdhënësi për media i SBB-së, Bas Vogler, ka shpjeguar se asnjë pasagjer nuk u lëndua dhe asnjë tren nuk u godit drejtpërdrejt nga rrëshqitja e dheut, e si rrjedhojë, ai tha se ndërprerja është një “masë paraprake”.

Trafiku i trenave është rreptësisht i kufizuar

Megjithatë, priten vonesa, anulime dhe devijime. Udhëtarët që duan të përdorin itinerarin ndërmjet Cyrihut dhe Konstanzit nëpërmjet Weinfelden duhet të marrin itinerarin nëpërmjet Romanshorn.

Autobusët zëvendësues qarkullojnë për udhëtarët midis Berg dhe Weinfelden. SBB aktualisht pret kufizime deri rreth orës 21:00.