Muzikë

Petrit Çeku do të performojë në edicionin e pestë të festivalit ReMusica

Ai, së më 13 prill do të performojë në edicionin e pestë të festivalit ReMusica që mbahet në Prishtinë.

Kitaristi i njohur shqiptar, Petrit Çeku, nga viti 2019 punon në Universitetin “Kunstuni Graz Krug”, Austri, njofton albinfo.ch.

Ai është diplomuar pranë “Akademisë së Muzikës” në Zagreb dhe më pas ndoqi “Konservatorin Peabody” të Baltimores, SHBA.

Artisti shqiptar ka interpretuar shumë recitale në Evropë dhe Amerikë dhe ka qenë solist me Simfoninë e Baltimorës, Filarmoninë Çeke Kamertale, Orkestrën shteterore të Hermitasit të Shën Petersburgut dhe Filarmoninë e Zagrebit.

Ai, së më 13 prill do të performojë në edicionin e pestë të festivalit ReMusica që mbahet në Prishtinë.

https://www.facebook.com/events/977903186194127/?ref=newsfeed