Shkurt.ch
Multimilioner për pak orë
Një klient i një banke të Hesenit, Gjermani, për disa orë ka jetuar në lëkurën e multimilionerit. Pasi që në konton e njeriut “fatlum” ishin derdhur papritur plot 200 milionë euro, ai nuk i përballoi joshjes dhe shkarkoi “vetëm” 10 milionë euro.
Por gëzimi i milionerit pati jetë të shkurtër, vetëm disa orë. Banka e pa shpejt se kishte bërë gabim teknik prej disa zerosh dhe e përmirësoi gabimin.
Kështu, përveç që u detyrua të kthejë të hollat, fituesit i duhet të paguajë edhe kamatën që i caktoi banka. Kjo kamatë është 14.4 për qind, që i bie 12.000 euro. Por klienti ka ngritur padi dhe synon që të marrë prapa së paku kamatën.
Sipas një vendimi që kishte marrë më parë Gjykata Federale e Gjermanisë në një rast të ngjashëm, klienti i bankës nuk është i detyruar të njoftojë bankën për gabimet që bën ajo. Ai, në rastin e përmendur, vetëm ka shfrytëzuar situatën e krijuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës