Shkurt.ch

Müller, rekomandohet për kreun e FDP-PLR-së

Philip Müller ka mbetur kandidati i vetëm për të trashëguar postin e kryetarit, që aktualisht vazhdon ta mbajë Fulvio Pelli

Kryetarët e seksioneve kantonale të FDP-PLR kanë rekomanduar që kolegu i tyre partiak, Philipp Müller të zgjidhet kryetar i ri i partisë. Ata e kanë bërë këtë rekomandim pasi që Müller e ka prezantuar para tyre kandidaturën e tij.

Müller, që është deputet nacional i kësaj partie nga kantoni Aargau, sipas komunikatës së FDP-PLR-së në prezantimin e tij ka folur lidhur me motivin dhe synimet e tij për postin që e synon.

Pasi që deputeti tjetër i kësaj partie, Pankraz Freitag nga kantoni Glarus ka tërhequr kandidaturën e tij, Philip Müller ka mbetur kandidati i vetëm për të trashëguar postin e kryetarit, që aktualisht vazhdon ta mbajë Fulvio Pelli.