Futboll
Muja: Nuk kam kërkuar të jem titullar
Futbollisti shqiptar, Arbnor Muja, ka sqaruar mungesat e tij në kombëtaren e Kosovës dhe çështjet me trajnerin Alain Giresse.
Ai thotë se është e pavërtetë që ka kërkuar nga Giresse që të jetë titullar në ndeshjet e kombëtares.
“Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullar0 në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit”, ka shkruar në reagimin e tij, përcjell abinfo.ch.
“Emrin tim selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë”, është shprehur tutje futbollisti.
Arbnor Muja ka përmbyllur sezonin si kampion në Belgjikë me Antwerp. Ndërkohë që mediat kanë raportuar se i njëjti ka pranuar ftesën për të luajtur për kombëtaren e Shqipërisë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes