Shkurt.ch

Moti i ftohtë, nuk është problem për aeroplanët

Vetëm heqja e akullit nga aeroplanët kërkon kohë dhe kështu shkakton njëfarë vonese, thonë në Aeroportin e Cyrihut

   

 

Bora e re dhe ftohtësia në rritje që po kaplojnë Zvicrën deri më tash nuk kanë pasur ndonjë ndikim në trafikun ajror. Aeroplanët në Cyrih dhe në Gjenevë po qarkullojnë me vonesa maksimale prej 30 minutash për shkak të nevojës për të pastruar pistat nga bora.

Përgjegjësit në Aeroportin e Cyrihut thonë se “temperaturat e ulëta nuk përbëjnë asnjëherë problem për aeroplanët. Vetëm heqja e akullit nga aeroplanët kërkon kohë dhe kështu shkakton njëfarë vonese.

Zvicra, në ditët në vijim do të jetë në zonën e veprimit të temperaturave shumë të ulëta, që vijnë nga Rusia.