Shkurt.ch

Mospajtime rreth ndihmave për zhvillim

Pak ditë më parë Dhoma Federale e Parlamentit Nacional të Zvicrës kishte vendosur të shkurtonte ndihmat e jashtme për zhvillim. Ndërkohë tash, siç shkruan Tages Anzeiger, dhoma e vogël, ajo e kantoneve, ka dalë me një vendim të kundërt.

Ajo synon që ndihmat zvicerane të dedikuara për zhvillim në vende të ndryshme të ndahen ashtu siç ka qenë e paraparë më heret, në lartësinë prej 0.5 për qind të bruto produktit vendor.

Të dy dhomat kanë qenë ndërkaq unike sa i takon subvencionimit të shtuar të bujqësisë dhe në veçanti fermerëve prodhues të qumështit.