Tematike
Mjeku akuzohet për vrasje: ka dështuar të pengojë vrasjen e bërë nga shqiptari
Hetimi duhet të sqarojë nëse janë bërë gabime kur njeriu me sëmundje psikike akute (kosovari 37 vjeçar) ishte caktuar në një dhomë dyshe
Në vitin 2017, një pacient kishte lënduar për vdekje shokun e tij të dhomës në klinikën psikiatrike St.Urban të Lucernit. Në këtë kontekst, dy mjekë janë akuzuan gjithashtu për vrasje nga pakujdesia, shkruan “Luzerner Zeitung”.
Për shkak se ai “kishte dëgjuar zëra”, një 37-vjeçar nga Kosova kishte rrahur shokun e tij të dhomës, një plak 85-vjeçar në klinikën psikiatrike St.Urban. Viktima pati marrë plagë aq të rënda sa që kishte vdekur po atë natë.
Incidenti ka ndodhur më 14 prill 2017. Autori i krimit është gjykuar nga Gjykata penale e Lucernit si i paaftë për faj (i papërgjegjshëm penalisht), transmeton albinfo.ch. Ndaj tij qe urdhëruar masa e kujdestarisë.
Por, mbrojtja ka apeluar kundër aktgjykimit, prandaj seanca dëgjimore e apelit do të zhvillohet më 12 Janar në Gjykatën Kantonale të Lucernit.
Mjekët, të cilët ishin në detyrë atë natë, konsiderohen përgjegjës për vrasjen. Kështu, padi për vrasje të dyshuar nga pakujdesia janë ngritur kundër ish-mjekut kryesor të spitalit psikiatrik të Lucernit, “St. Urban” dhe mjekut kujdestar në atë kohë.
Hetimet kanë përfunduar, njoftoi prokurori të hënën, përcjell albinfo.ch. Të dy personat janë akuzuar se të paktën kishin kontribuar në vrasjen e pacientit, si persona përgjegjës dhe punonjës të Klinikës St. Urban.
Padia penale për vrasje nga pakujdesia kundër mjekut kudjestar në atë kohë mbështetet në faktin se kur 37 vjeçari qe pranuar në psikiatri, kishin ndodhur dështime serioze, thuhet në njoftim.
Kështu thotë prokurori publik: Ndër të tjera, hetimi duhet të sqarojë nëse janë bërë gabime penale me peshë, kur njeriu me sëmundje psikike akute ishte pranuar dhe ishte caktuar në një dhomë dyshe. Sikur të ishte bërë një vlerësim më i kujdesshëm i gjendjes, vrasja e fqinjit mund të shmangej.
Ndërkaq, mjeku kujdestar nuk e pranon urdhrin penal ndaj tij dhe e ka kundërshtuar atë, përcjell albinfo.ch. Procesi kundër ish-kryemjekut është ndërprerë pasi që nuk ishte gjetur asnjë mangësi në organizimin e funksionimit të klinikës dhe burimeve njerëzore.
Të dy vendimet e përmendura nuk janë ende përfundimtare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës