Lajme

Mjekja londineze: Vetëm me supë pule dhe paracetamol u shërova nga koronavirusi

"Gjithçka do të shkojë mirë nese nuk keni panik"

Mjekja 60-vjeçare nga Londra, e cila ishte prekur nga koronavirusi, tregon se edhe pse pati vështirësi, ajo u shërua pa panik, me ushqime të zakonshme, përcjell albinfo.ch.

 

Një mjeke 60-vjeçare në gjendje të rëndë nga koronavirusi është shëruar vetëm me supë dhe paracetamol. Ajo ishte shtrirë në shtrat prej shumë ditësh në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.

Dr. Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju-Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.

Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të mos shkonte në punë dhe u fut në internet për të marrë më shumë informacion.

E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një e fekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.