Tematike

Kapet mjekja italiane duke falsifikuar testet e koronës në Zvicër

Kështu, ajo u mundëson bashkatdhetarëve të shkojnë në shtëpi pa probleme. "Të paktën midis italianëve, ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”

Në Zvicrën perëndimore, (frankofone) një mjeke italiane është kapur duke ndryshuar datat e rezultateve negative të testeve të koronës për bashkatdhetarët e saj.

Ajo, thjesht ua “shtynte” datën për disa ditë në mënyrë që ata të mund të ktheheshin më lehtë në shtëpi, shkruan blick.ch.

Siç dihet tashmë, ata që udhëtojnë në Itali nga Zvicra, duhet të paraqesin një test negativ të koronës, jo më të vjetër se 48 orë.

Por, mjekja italiane që punon në Zvicrën frëngjishtfolëse, ka vendosur t`i thyejë këto rregulla, transmeton albinfo.ch. Ajo u ofron bashkatdhetarëve të saj rezultate të rreme për një shumë parash.

Makinacionet e saj u zbuluan dhe ekspozuan së fundi në emisionin televiziv italian “Striscia la Noteia”.

“Ne, italianët duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”

Më 1 prill (e enjte) autorët e emisionit dërguan në ordinancën e saj një aktore e cila ka filmuar vizitën e saj me një aparat fotografik të fshehur. “Në të vërtetë, unë duhet të largohem të shtunën, por a është e mundur që këtë ta bëj të dielen”, kishte pyetur “pacientja”.

Për të qenë në rregull, mjekja duhet t’i thoshte gruas se testimimi bërë të enjten nuk do të ishte i vlefshëm të dielën në rast të ndonjë kontroll të mundshëm kufitar, transmeton albinfo.ch. Por, ajo i thotë: “Thjesht kthehu prapë këtu dhe unë do ta rishkruaj certifikatën me një datë tjetër”.

“Pa bërë një test tjetër?”, pyet “pacientja. “Po e dashur. Nuk dua që ti të paguash 12 herë. Të paktën midis italianëve, ne duhet të përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin”ka shtuar mjekja.

Por kjo nuk ishte e tëra. Mjekja njofton rezultatin vetëm dy minuta dhe 19 sekonda më vonë, edhepse prodhuesi i testit në fjalë paralajmëron qartë të mos lexohet rezultati para se të kenë kaluar 15 minuta.

Ekipi nga “Striscia la Notia” ka përsëritur eksperimentin dy ditë më vonë me një aktor tjetër. Me të njëjtin rezultat.

Pastaj autorët përballën me mjeken direkt para kamerës, përcjell albinfo.ch. Italianja mohon të gjitha akuzat. Edhe kur asaj i tregohen dy certifikata me datat që i ka ndryshuar, ajo nuk pranon asgjë.

Ndërsa reporteri po fliste me të, ajo ikën…