Futboll

Miqësorja mes Kosovës dhe Gjibraltarit zhvillohet sot

“Dardanët” do të luajnë  sot duke nisur nga ora 18:00 ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit, që e paraprin atë kundër Malit të Zi në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo ndeshje do të shërbej si test para ndeshjes shumë të rëndësishme, kundër Malit të Zi.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Sipas statistikave Gjibraltari është një kombëtare që nuk ka të dhëna aq të mirë, krahasuar me Kosovën që shihet si një nga kombëtaret më në formë në Evropë.

Ajo që vlenë të theksohet është se Kosova radhitet në pozitën e 119-të në listën e FIFA-s, nga ana tjetër Gjibraltari është plot 78 vende më poshtë, në pozitën e 197-të, dhe ka një ecuri prej tetë ndeshjesh të humbura radhazi.