Shkurt.ch

Minus 30.3 gradë në Zvicër!

Në regjionin Cyrih-Thurgau, janë shënuar temperaturat më të ulëta për muajin shkurt, në 30 vitet e fundit

Temperaturat e regjistruara në Zvicër, natën në mes të të premtes dhe të shtunës kanë tejkaluar “rekordin” e arritur një natë më parë. Kështu, siç bën të ditur SF Meteo, në Alp Buffalora në Ofenpass (Graubünden) zhiva në termometër ka rënë në minus 31.3 gradë.

Por jo vetëm në lartësira kanë mbretëruar temperatura të akullta. Shumë ftohtë ka qenë edhe ultësirat e Zvicrës. Kështu, në regjionin që përbëjnë nga kantoni i Cyrihut dhe ai i Thurgaut, janë shënuar temperaturat më të ulëta për muajin shkurt, në 30 vitet e fundit. Në Aeroportin e Cyrihut termometri ka qenë në -20.2 gradë celsius.

Ndërkaq, në Zvicrën perëndimore ka pasur ulje më të vogla të temperaturave. Temperatura prej minus 10 gradë në Gjenevë, në saje të erërave të fuqishme ka pasur efektin e minus 20 gradëve, njofton Swiss Meteo.