Lajme

Zvicra ndihmon Kosovën për shërbimet e ujit

Ministria e Financave nënshkruan marrëveshje me Zvicrën

Ambasadori zviceran, Thomas Kolly dhe ministrja e Financave e Kosovës, Hykmete Bajrami, janë takuar sot në Kosovë dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndihmën prej 520,000 eurosh për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve rurale.

Zvicra vazhdon të mbështesë në mënyrë aktive Kosovën në përmirësimin e qasjes në ujin dhe kanalizimet rurale.

Falë mbështetjes zvicerane, më shumë se 600,000 njerëz do të kenë qasje në furnizime të reja ose të përmirësuara me ujë deri në vitin 2022.

Që nga viti 2005, Zvicra dhe Kosova investuan rreth 56 milionë euro në ujësjellës dhe kanalizime rurale.