Shkurt.ch

Ministri i diasporës sot takohet me Simonetta Sommaruga

Sot, Ministri i Diasporës të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makolli qëndron për një vizitë zyrtare njëditore në Zvicër me ftesë të Shefes së Departamentit federal zviceran të Drejtësisë dhe Policisë, znj. Simonetta Sommarugua.

Në ora 13:00, një konferencë shtypi do të mbahet në sallonin e ashtuquajtur “ Salloni i Presidentit”, me praninë e shefes së Departamentit Federal dhe Ministrit të diasporës.

Albinfo.ch do ti informojë lexuesit e vet mbi rrjedhën si dhe temat e bisedave të takimit.