Lajme
Mikel Krasniqi, me apel publik kundër etiketimit të shqiptarëve si “dembelë të vaksinimit”
Diskriminimi i bashkatdhetarëve të tij duke i quajtur "dembelë të vaksinimit" është i barabartë me "agjitacion" kundër tyre, shkruan 28 vjeçari nga Lucerni
“Kjo është e tepërt”. Mikel Krasniqi, një i ri nga Zvicra, me prejardhje shqiptare, ka bërë së fundi një apel publik kundër asaj që ai e quan diskriminim të shqiptarëve në Zvicër, lidhur me kovidin.
Diskriminimi i bashkatdhetarëve të tij duke i quajtur “dembelë të vaksinimit” është i barabartë me “agjitacion” kundër tyre, shkruan blick.ch.
Komuniteti shqiptar në Zvicër ndihet i sulmuar dhe kërkon respekt.
Është raportuar shumë këto ditë për infeksionet e reja me Covid, të importuara nga Kosova. Pacientë të shumtë në njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër janë udhëtarë të infektuar, që kthehen nga rajoni i Ballkanit. Siç dihet, nga e hëna (sot) vetëm personat e vaksinuar nga Kosova dhe Maqedonia do të lejohen të hyjnë në Zvicër.
Raportimet në fjalë kanë lënë gjurmë në grupin etnik të shqiptarëve në Zvicër, të cilit, në disa raste po i referohen edhe publikisht në mënyrë armiqësore.
Nisur nga kjo, Mikel Krasniqi ka marrë zemër për të kundërshtuar. 28-vjeçari është një “Secondo” (kështu quhet gjenerata e dytë eë huajve) që jeton në Lucern, transmeton albinfo.ch.
Ai është ndier veçanërisht i goditur nga një raport në gazetën “NZZ”, të cilit Krasniqi i referohet në emër të bashkatdhetarëve të tij.
Artikulli “Pse shqiptarët në Zvicër nuk vaksinohen (janë `përtacë`të vaksinimit)” flet, ndër të tjera, për një “nivel më të ulët arsimor të shqiptarëve në Zvicër në krahasim me popullsinë mesatare”. Aty sugjerohet që grupi etnik është “dembel”.
Por Krasniqi nuk e pranon këtë etiketim. Prandaj ai ka publikuar një apel në Instagram.
“Kjo kufizohet me diskriminimin”
“Kjo kufizohet me diskriminimin,” thotë Krasniqi në një intervistë për Blick. Ditët e fundit kanë qenë, “jo vetëm për të” shumë të vështira, thotë ai.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua por na godet dhe na zhgënjen të gjithëve. Kjo shkon tepër largë”, thotë Krasniqi në thirrjen e tij publike.
“Ne po ju shkruajmë si Secondos. Si fëmijë të shqiptarëve të rinj të cilëve u është dashur të iknin nga lufta dhe të cilët kanë ndërtuar një jetë për veten e tyre në këtë vend, me përpjekje të mëdha dhe punë të pandërprerë, trasnmeton albinfo.ch. Larg nga familja dhe gjithçka që ishte e njohur për ta.
Krasniqi më tutje shkruan: “Ka shumë mundësi që edhe shtëpia juaj, në të cilën ju ndiheni të sigurt, të jetë ndërtuar nga njerëzit tanë, një tullë ose një pllakë të jetë vendosur diku nga duart me origjinë shqiptare”.
Raportimi aktual mbi Covid-in prek pothuaj kufijtë e “agjitacionit”. Bëhet fjalë për një agjitacion kundër një grupi të tërë etnik në vendin tonë, kundër njerëzve që kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë e Zvicrës”.
Kushtetuta federale mbron parimin e barazisë
Miqtë, familjet, i gjithë grupi etnik i kritikuar ka “kontribuar në bashkësi”. Në emër të njerëzve me origjinë shqiptare në Zvicër, Krasniqi u bën thirrje agjituesve “të përmbahen nga ky lloj agjitacioni dhe t’u drejtohen njerëzve, pavarësisht nga origjina e tyre, me respektin e nevojshëm”.
Krasniqi gjithashtu i referohet ndalimit të diskriminimit të parashikuar në kushtetutën federale, përcjell albinfo.ch. Sipas Nenit 8 Paragrafi 1 BV, në Zvicër zbatohet parimi i barazisë. “Të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit”, shkruan aty.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor