Shkurt.ch

Michael Lauber propozohet për prokuror federal

Parlamenti Nacional do të marrë vendim përfundimtar për zgjedhjen e prokurorit në sesionin vjeshtor

Michael Lauber është propozuar për të zënë vendin bosh, pas shkarkimit muaj më parë të Erwin Beyeler, të prokurorit federal të Zvicrës.

Komisioni për çështje gjyqësore i dy dhomave të parlamentit nacional i  ka propozuar parlamentit që në këtë post të rëndësishëm të zgjedhë z. Lauber.

Michael Lauber aktualisht punon si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të tregut financiar të Lihtenshtajnit.

Përcaktimin për Michael Lauber, anëtarët e komisionit e kanë bërë pas dëgjimit të shtatë kandidatëve dhe kandidateve, ka thënë për medie kryetari i komisionit, Reto Wehrli.

Parlamenti Nacional parashihet të marrë vendim përfundimtar për zgjedhjen e prokurorit federal në sesionin vjeshtor të tij.