Shkurt.ch
Michael Lauber, prokuror i ri federal i Zvicrës
Lauber është prokurori i parë federal që po zgjidhet nga parlamenti dhe jo nga qeveria
Asambleja e përbërë nga të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës ka zgjedhur në mbledhjen e mbajtur sot, prokurorin e ri federal. Në këtë post është zgjedhur Michael Lauber, me 203 nga gjithsej 206 votat e vlefshme.
Mandati i prokurorit të ri fillon në vitin 2012 dhe përfundon në vitin 2015.
Lauber është prokurori i parë federal që po zgjidhet nga parlamenti dhe jo nga qeveria.
Prokurori federal ende në detyrë Erwin Beyeler nuk kishte fituar besimin për tu rizgjedhur në këtë post. Për këtë arsye, komisioni parlamentar për çështje të gjyqësisë, në mesin e shtatë kandidaturave kishte propozuar për pasardhës të tij juristin Michael Lauber.
Lauber është i lindur në vitin 1965 dhe aktualisht është kryetar i Këshillit mbikëqyrës të tregut të financave të Lihtenshtajnit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor