Futboll

Messi, më i miri i Botërorit në Katar

Argjentina u shpall kampione e botës

Pas super finales mes Argjentinës dhe Francës, janë shpallur edhe më të mirët e Botërorit, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti më i miri i ri u shpall argjentinasi Enzo Fernandez. Portieri më i mirë gjithashtu ishte i Argjentinës, Emiliano Martinez.

Shënuesi më i mirë ishte Kylian Mbappe me tetë gola e dy asistime. Mbappe shënoi tre gola në finale, si dhe një penallti në ekzekutimin e 11-metërshave.

Ndërkohë, futbollisti më i mirë u shpall Lionel Messi. Ai shënoi shtatë gola. Messi theu shumë rekorde, por cka ishte më e rëndësishmja fitoi Kupën e Botës, trofeun e vetëm që i mungonte.