Futboll

Messi fiton ‘Topin e Artë’ për herë të tetë

Lionel Messi ka arritur të marrë për herë të tetë trofeun e ‘Topit të Artë’ në një ceremoni të zhvilluar në Paris.

Në ceremoninë që u zhvillua në teatrin e Chatelet të Parisit, Emiliano Martinez u shpall portieri më i mirë në botë.

Erling Haaland e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirët të vitit, apo siç njihet me emrin “Gerd Muller Trophy”.

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham, ka fituar trofeun “Kopa”, si lojtari më i mirë i ri në botë, transmeton albinfo.ch.

Juria e Topit të Artë ishte e përbërë nga 100 gazetarë që vlerësuan paraqitjet individuale, dhe më pas paraqitjet kolektive dhe trofetë individualë si dhe klasin e lojtarit. Çdo gazetar mund të votonte deri në 5 emra.

Messi u shpall fitues i ‘Topit të Artë në vitet: 2009 — 2010 — 2011 — 2012 — 2015 — 2019 — 2021 — 2023.