Tematike
Meshkujt më të rrezikuar në lumenj në Zvicër
Edhe në nivel global, meshkujt kanë tri herë më shumë gjasa të mbyten sesa femrat.
Gjatë 10 vjetëve të fundit, mesatarisht 46 persona janë mbytur në Zvicër në vit. Më shumë se 80% janë meshkuj. Edhe në nivel global, meshkujt kanë tri herë më shumë gjasa të mbyten sesa femrat.
Reto Abächerli, menaxher i Swiss Life Saving Society (SLRG), shpjegon pse Zvicra është kaq liberale kur bëhet fjalë për notin në ujë të hapur dhe pse masat parandaluese janë më të rëndësishme se ndalimet.
Ai tregon pse meshkujt janë më të rrezikuar nga mbytja.
“Mendoj se meshkujt kanë një prag të ulët kur bëhet fjalë për rrezikun. Në mbarë botën ata kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj rreziqeve të notit sesa gratë. Disa profesione të dominuara nga meshkujt, si peshkimi dhe lundrimi i ekspozojnë burrat ndaj rreziqeve të lidhura me ujin, ndërsa disa aktivitete rekreative si zhytjet e guximshme në ujë ose tubimet shoqërore me konsumimin e alkoolit pranë liqeneve ose lumenjve gjithashtu mund të kontribuojnë”, ka thënë ai për SWI, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 14% e njerëzve që mbyten në Zvicër janë të huaj që përbëjnë një të katërtën e popullsisë.
Por Abächerli thotë se shpesh nuk dihet nëse viktimat kanë jetuar në Zvicër apo kanë ardhur këtu me pushime.
“Shumica e njerëzve që mbyten janë shtetas zviceranë që janë rritur këtu dhe kanë notuar në lumenj dhe liqene zvicerane që nga fëmijëria e tyre”, thotë ai.
Megjithatë, ka disa arsye specifike pse njerëzit që nuk janë rritur në Zvicër mbyten.
“Ose nuk i njohin ujërat lokale, ose aftësitë e tyre të notit nuk janë në përputhje me standardet zvicerane. Mësimet e notit dhe sigurisë në ujë janë institucionalizuar gjerësisht në Zvicër. Në çdo rast, shumë vdekje mund të shmangen dhe ka disa rregulla sjelljeje që mund t’i shpëtojnë njerëzit nga mbytja”, thekson më tej menaxher i Swiss Life Saving Society./Albinfo.info/
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor