Futboll

Mesfushori i Kosovës beson në rezultat pozitiv kundër Zvicrës

Mesfushori Valon Berisha ka thënë se Kosova ka gjasat e saj për ta mbyllur me rezultat pozitiv ndeshjen kundër Zvicrës favorite. Ai të mërkurën për faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se, Zvicra është kundërshtare e vështirë.

“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha.