Lajme

Merkel del negative në testin për koronavirus

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë negative në testet fillestare për koronavirus, bëri të ditur një zëdhënës i Qeverisë për Reuters, duke shtuar se kancelarja do t’iu nënshtrohet edhe testeve tjera.

“Rezultatet janë negative. Do t’ju nënshtrohet edhe testeve të tjera”, tha ky burim. 65-vjeçarja hyri në karantinë të dielën pas kontaktit me një mjek të infektuar. Nënkancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ajo është mirë, por po punon prej shtëpisë.