Kosova

Mërgimtari: Pas 10 vjetësh u kthyem për të votuar

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në gjithë territorin e Kosovës. Në këto zgjedhje rol të rëndësishëm po luajnë edhe mërgimtarët.

Një grup i madh i mërgimtarëve kanë ardhur në mënyrë të organizuar në fshatin Bllacë të Suharekës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Qefseri nga fshati Bllacë në një prononcim për televizonin T7, ka treguar se ka qenë organizator i një grupi mërgimtarësh të vijnë në Kosovë për të ushtruar të drejtën për të votuar.

Ai thotë se kanë ardhur të votojnë për një të ardhme më të mire për Kosovën.

“Kemi ardhur në mënyrë të organizuar. Kam qenë sponsor i kësaj ardhjeje Pas 10 vjetëve ne mërgimtarët kthehemi për një qëllim të votojmë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai për T7 nga shkolla “Ramë Bllaca” në Suharekë, përcjell albinfo.ch.