Futboll

Mërgim Berisha prezantohet te skuadra e tij e re

Mërgim Berisha është prezantuar të mërkurën te skuadra e Hoffenheim në Bundesliga.

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, me skuadrën gjermane ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, përcjell albifo.ch.

“Hoffenheimi është klub interesant dhe unë do të doja të luaja rolin tim në zhvillimin e tyre të suksesshëm. Kushtet këtu janë ideale”.

“Është dëshmuar se në këtë klub paraqitja e lojtarëve është rritur shumë. Edhe unë do të punoj intensivisht për t’u ngritur, sepse në fund do të ndihmoj edhe ekipin, edhe klubin”, ka thënë Berisha.

Augsburgu do të përfitojë 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit kosovar të Gjermanisë.