Shkurt.ch

Mërgata nderoi jetën dhe veprën e Sulejman Krasniqit

Të pranishmit përkujujtuan me pietet veprën dhe shembëlltyrën jetësore prej atzdhetari të Sulejman Krasniqit

Të shtunën, në Bernë, është mbajtur një mbrëmje përkujtimore për shkrimtarin dhe atdhetarin e shquar, Sulejman Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë kohë më parë në Tiranë. Në këtë kuadër është bërë edhe promovimi post mortem i romanit të tij autobiografik “Jetëshkrim”.

Në këtë mbrëmje përkujtimore ishin të pranishëm edhe familjarët e shkrimtarit të ndjerë, pastaj një numër krijuesish shqiptarë me qëndrim në Zvicër, njohës të tij si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë.

Të pranishmit përkujujtuan me pietet veprën dhe shembëlltyrën jetësore prej atzdhetari të Sulejman Krasniqit.

Mbrëmjen e drejtoi gazetari dhe veprimtari Ismet Rashiti ndërsa fjalën lidhur me romanin e promovuar e mbajti veprimtarja Saime Isufi.

Me fjalët e tyre u paraqitën edhe ambasadori i Shqipërisë, Mehmet Elezi dhe ai i Maqedonisë Ramadan Nazifi. Po ashtu u lexua letra përshëndetëse e simbolit të rezistencës nga Kosova, Aem Demaçi dhe deputetit Hydajet Hyseni.

Aktorja Liri Lushi prezantoi pjesë nga krijimtaria e Sulejman Krasniqit ndërsa në përmbyllje u shfaq një dokumentar mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit dhe atdhetarit Sulejman Krasniqi.

(Një raport më i gjerë për aktivitetin, do të publikohet më vonë)