Shkurt.ch
Më shumë raste sociale në qytete
Rritje më e madhe e rasteve të tilla, respektivisht 10 për qind, është shënuar në qytetin Wohlen (Aargau) dhe Grenchen (Solothurn)
Kriza ekonomike globale po lë gjurmët e saj edhe në Zvicër. Njëra ndër pasojat e saj është rritja e numrit të rasteve sociale në qytetet e Zvicrës. Sipas një ankete të bërë nga gazeta “Zeitung” me entet sociale të 14 qyteteve zvicerane del se në dhjetë nga këto qytete gjatë vitit të kaluar është shtuar numri i personave që marrin ndihmë sociale.
Rritje më e madhe e rasteve të tilla, respektivisht 10 për qind, është shënuar në qytetin Wohlen (Aargau) dhe Grenchen (Solothurn). Pas tyre vijnë qytetet si BADEN (Aargau) me 9%, Luzern me 9%, Olten (Solothurn) me 7% dhe Schafhausen me 5%.
Ndërkohë, qytete e mëdha si Cyrihu, Berna dhe Bazeli, nuk kanë shënuar ndonjë rritje të theksuar të numrit të shfrytëzuesve të ndihmave sociale. Po kështu qëndron gjendja edhe në kantonin Baselland.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes