Shkurt.ch

Me Ferrari prej Italisë në Gjermani

Shumë shpejt në hekurudhat ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë mund të lëvizin edhe Ferrarit

Bëhet fjalë për trena super luksoz Ferrari. Këtë ide e ka proklamuar bosi i Ferrarit, i cili  dëshiron të fillon me linjën private hekurudhore ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë. Ai tha se lëvizje të tilla nuk ka parë ende.

Luca di Montezemolo në një intervistë për “Sueddeutsche Zeitung”, tha se një ide e tillë është një aventurë me rrezik të lartë.

“Ne duam të përfitojnë nga liberalizimi i hekurudhave me shpejtësi të lartë, dhe projekti i tillë privat është më i shtrenjtë në dhjetë vjetët e fundit në Itali”, deklaroi shefi i Ferrarit.

“Nga Venediku në Milano, Munih apo Vjenë, që do të jetë fantastike. Ne kemi ushqim të mirë italian në bord, një kino të madhe, një vagon për relaksim. Trena me karakteristika të tilla ende nuk kam parë”, ka treguar për projektin, shefi i kompanisë për prodhimin e makinave luksoze italiane.

Por, më parë ai planifikon lansimin e projektit në tri destinacione brenda Italisë.

“Tani ne jemi duke pritur lejen nga autoritetet italiane,” thotë Luca di Montezemolo.