Shkurt.ch
Me aplikacionin e kosovarëve kapen kriminelët në Holandë
Policët në Holandë shpresojnë që qytetarët e këtij vendi të përdorin në celularët e tyre një nga dy aplikacionet për kriminelët në kërkim
Njëri prej këtyre aplikacioneve është ndërtuar nga të rinjtë kosovarë në Prishtinë, njofton DW.
Në Holandë tashmë posterët e personave në kërkim janë digjitalizuar dhe përmes “smartphoneve”, policisë po i jepet një ndihmë e rëndësishme në luftën e saj kundër krimit. Dy aplikacione të reja po bëjnë që njerëzit e thjeshtë të ndihmojnë autoritetet të kapin të dyshuarit dhe përdorimi i tyre ka dhënë rezultate shpresëdhënëse.
Deri tani aplikacioni është shkarkuar nga 115 000 persona
“DePolitieZoekt” është lansuar në muajin Nëntor për iPhone, Android dhe platformat Windows Mobile. Deri tani aplikacioni raportohet të ketë pasur 115 000 shkarkime. Ai përmban disa galeri me fotografitë e personave në kërkim.
Njoftimi shkon direkt tek organet hetimore që merren me çështjen.
“Anoniem”, një tjetër aplikacionNdërkohë që “DePolitieZoekt” përdoret vetëm në Amsterdam, një organizatë kombëtare kundër krimit e njohur si M. Foundation, muajin e shkuar lansoi aplikacionin e saj për smartphone, “Anoniem”.
Është pak a shumë si “DePolizieZoekt”, por nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me policinë.
Çdo ditë në zyrat e saj qendrore në një qytet të vogël në Holandën qendrore, M. Foundation merr më shumë se 300 telefonata që informojnë për krime të ndryshme në gjithë vendin.Këto informacione kanë çuar në arrestimin e mijëra personave.
Aplikacioni është programuar në KosovëPor ajo që është më interesante sesa vetë aplikacioni, është fakti se ai është krijuar nga programues kosovarë përmes SPRIGS, një kompani holandeze që ka zyrat e saj në Kosovë.
Kryeqyteti i Kosovës krenohet me komunitetin e të rinjve që njohin teknologjinë e aplikacioneve, gjë që çoi edhe ne krijimin e Anoniem.
Disa dhjetëra programues të rinj kosovarë punojnë në kompjuterë të teknologjisë së fundit për llogari të kompanisë.
“Anoniem” është aplikacioni më i mirë i krijuar nga SPRIGS, që është themeluar në vitin 2010 nga një sipërmarrës holandez.
“Shumë njerëz nuk e dinë ndryshimin mes Polonisë dhe Kosovës,” shpjegoi Thom van der Veen, i cili punon për zyrën e SPRIGS në Amsterdam.
“Unë mendoj se për ta është mirë kur shohin se kanë krijuar një gjë pozitive. Ata të rinj janë mjaft të impresionuar me arritjet e tyre.”, tha Thomas va nder Veen.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës