Integrimi
Mbyllja në geto, hendikep për karrierën e emigrantëve
Një studim i quajtur "Migrantët në rrugën drejt elitës" nga ekspertit gjermano-iranian, Armand Farsi tregon për premisat e emigrantëve, për të bërë karrierë në Gjermani
Studimet e larta janë të domosdoshme për të huajt, por nuk mjaftojnë për të bërë karrierë në Gjermani.
Në këtë përfundim vjen Armand Farsi në dizertacionin e tij: “Migrantët në rrugën drejt elitës”, në të cilin ka studiuar premisat, që duhet të përmbushin emigrantët për të bërë karrierë.
Farsi, vetë bir i emigrantëve nga Irani, ka anketuar 620 migrantë, me të ardhura mesatare vjetore bruto rreth 75 000 euro në vit.
Sipas tij një kriter vendimtar është origjina sociale.
“Kush nuk vjen nga shtresa e lartë e ka të vështirë në Gjermani. Kjo shprehet në një mënyrë të caktuar jetese. Ngjashmëria me vendimarrësit vlerësohet. Je në mendësinë perëndimore, njeh historinë dhe letërsinë, di si duhet të sillesh në teatër dhe në opera. Njeh kodet dhe rregullat e këtyre qarqeve dhe nuk je i përjashtuar. Këtë mënyrë edhe mund ta mësosh pjesërisht. Ka një dimension krejt tjetër, kur gjërat t’i mësojnë që në fëmijëri.”, thotë Farsi.
Për arsyen pse kërkohet ngjashmëria, Farsi ka një shpjegim.
“Një vendimmarrës zakonisht mendon se është njeriu i duhur në vendin e duhur. Dhe që vetëm një njeri, që është i ngjashëm me të, mund të kryejë detyra të ngjashme. Për shembull dikush, që ka qenë në një universitet elitar të krahasueshëm me të.”, thotë studiuesi me origjinë të huaj në Gjermani, transmeton DW.
Përveç origjinës sociale, e cila është vendimtare edhe për gjermanët, në rastin e migrantëve vjen edhe sfondi i huaj etnik, që e pakëson edhe më shumë ngjashmërinë.
“Ka edhe një pikë vendimtare, po e quaj e keqja e lidhjeve, e miqësive të emigrantëve. Të dhënat kanë treguar, se sa më “vendas” të jetë rrethi i miqve dhe i të njohurve të personave të anketuar, aq më i madh është suksesi i tyre profesional.“, mendon Frasi
Kush lëviz në qarqe emigrantësh, ka shanse më të pakta për karrierë.
Farsi do të dëshironte që sfondi i migracionit të shihet si avantazh për shkak të sfondit të pasur gjuhësor dhe interkulturor.
“Kjo mund të shihet kështu në raste të veçanta, por deri aty është një rrugë e gjatë. Studimet tregojnë se aplikantët me emra gjermanë janë më të preferuar për shembull se aplikantët turq.”
Stigmatizimi i migrantëve ka qenë arsyeja që ai vendosi të bëjë këtë studim.
Imazhit të migrantëve, që lënë shkollën dhe s’duan të integrohen, Farsi dëshiron t’i vërë përballë historisë së suksesit.
“Për të zbutur efektin e prejardhjes sociale duhen frekuentuar rregullisht teatrot, duhen organizuar orë leximi, apo mësim falas i instrumenteve muzikorë. Iniciativa të tilla, si kurse grafiti dhe „breakdance“ në lagjet problematike, i bëjnë edhe më të mëdha dallimet ndaj vendimmarrësve në ekonomi.
Ekspertit gjermano-iranian tha se është nevojshme që në shkolla të sigurohet një përzierje e shëndoshë fëmijësh, si nga numrit të fëmijëve të migrantëve, ashtu edhe të origjinës sociale.
Migrantët duhet t’i çojnë fëmijët më heret në kopsht dhe çerdhe. Me këtë duhet shpërblyer fëmjët dhe jo mbajtja e tyre në shtëpi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës