Shkurt.ch

Mbulohen shpenzimet për syzet e fëmijëve

Sipas studimeve të reja, me trajtimin e hershëm të problemit të të parit, do të evitoheshin shpenzimet e trajtimit të pasojave

Arkat e shëndetësisë në të ardhmen do të fillojnë sërish të paguajnë kontributet për syzet e fëmijëve. Kështu ka vendosur Dhoma e Kantoneve e Parlamentit Federal, duke miratuar një mocion të Dhomës Nacionale. Vendimi është marrë me 34 vota për dhe 5 kundër.

Votimi ka qenë më shumë i karakterit simbolik, për arsyen se Qeveria Federale do të mundte t`i fuste në funksion këto kontribute edhe krye në vete dhe kishte treguar vullnetin për ta bërë këtë.

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka thënë para deputetëve se, sipas studimeve të reja, me trajtimin e hershëm të problemit të të parit, do të evitoheshin shpenzimet e trajtimit të pasojave.

Arkat e shëndetësisë, deri në vitin 2010 kanë paguar deri në 180 milionë franga për syzet e fëmijëve.