Futboll

Mbrojtësi i Lucernit në ekipin e Kosovës, a do të luajë kundër Zvicrës?

Ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e formacionit të lojës së Kosovës kundër Zvicrës, por mbrojtësi i Lucernit, Ismajl Beka, rrëfen për emocionet që përjetoi ai dhe familja e tij kur u ftua të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Për gazetën zvicerane Blick, Beka rrëfeu se nëna e tij qau nga gëzimi.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd, është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme”, theksoi futbollisti 23-vjeçar.

Pavarësisht faktit nëse do të prekë ose jo të shtunën fushën e gjelbër në ‘Fadil Vokrri’, Beka këtë ndeshje e quan lojë të jetës.

“Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të ketë emocione shumë të veçanta tek unë”, tha ai.

Bashkë me të në Prishtinë do të vijë edhe familja e tij.

“E gjithë familja ime nga Zvicra është duke udhëtuar për këtë duel dhe shumë nga të afërmit e mi në Kosovë do të jenë gjithashtu atje. Kjo është shumë mirë”, shprehet Beka.