Shkurt.ch

Mbrëmë, nata më e ftohtë e këtij dimri në Zvicër

Në Alp Buffalora në Ofenpass/GR është regjistruar temperatura -27 gradë celsius

Mbrëmë në Zvicër është shënuar nata më e ftohtë e këtij dimri. Në Alp Buffalora në Ofenpass/GR është regjistruar temperatura -27 gradë celsius. Ndërkaq, në lokalitetin që njihet si më i ftohti në gjithë Zvicrën, në La Brevine të Jura-s zhiva në termometër ishte ulur në -26.4 gradë.

Por edhe në vendet e rrafshëta kanë mbretëruar temperatura të akullta. Kështu, në Breitenbach/SO është regjistruar temperatura -17.5 gradë.

Sipas “SD Meteo”, qielli i pastër pa re dhe erërat e intensitetit të ulët kanë shkaktuar temperaturat kaq të ulëta. por, po sipas këtij burimi, vala e të ftohtit nuk ka kaluar akoma. Gjatë këtij vikendi dhe në fillim gtë javës që vjen, mund të bien temperaturat edhe më poshtë!