Shkurt.ch

Mbi 11 milionë franga për një diamant!

Ky diamant me ngjyrë të verdhë, të ndezur, që ka formë dardhe, është gjetur vitin e kaluar në Afrikën e Jugut

Është shitur në Gjenevë, nga shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby`s njëri nga diamantet më të mëdhenj në botë, ai me emrin “Sun Drop”, që peshon 110.3 karatë.

Ky diamant me ngjyrë të verdhë, të ndezur, që ka formë dardhe, e ka ndërruar pronarin për 11.28 milionë franga, njofton Sotheby`s.

Çekani i udhëheqësit të ankandit ka rënë kur u mbërri çmimi prej 10 milion frangash. Komisionet pastaj e kanë ngritur çmimin përfundimtar në 11.28 milion franga.

Para se të shitej, vlera e diamantit llogaritej në mes të 10.2 dhe 14 milionë frangave. Ai është gjetur vitin e kaluar në Afrikën e Jugut.