Shkurt.ch

Martine Brunschwig Graf, kryetare e re e Komisionit federal kundër racizmit

Politikania nga Gjeneva do ta udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm federal (EKR-CFR) që nga 1 janari i ardhshëm

Pas një mandati 16-vjeçar në krye të këtij institutioni federal (EKR-CFR), kryetari i deritanishëm, George Kreis, i lë vendin, që nga 1 janari 2012, zonjës Martine Brunschwig Graf.

Martine Brunschwig Graf është ekonomiste dhe politikane liberale e mirënjohur nga Gjeneva. Deri më tani ajo ka qenë ministre e Kantonit të Gjenevës nga viti 1993 deri në dhjetor të viti 2005, si dhe presidente e qeverisë së Kantonit të Gjenevës nga viti 199-2005. Ajo është po ashtu deputete federale liberale që nga viti 2003.

M. Brunschwig Graf ka qenë po ashtu redaktore romande e Shoqatës për zhvillimin e ekonomisë zvicerane (SDES – Economiesuisse). Ajo është po ashtu e angazhuar që me vite në fushën e të drejtave të njeriut, në cilësinë e Kryetares së Shoqatës për parandalim të torturës si dhe Presidentes së Fondacionit për ligjërimin e hebraizmit në Universitetin e Lozanës.

Komisioni federal kundër racizmit është një komision ekstraparlamentar, i krijuar nga Këshilli federal për të vërë në praktikë Konventën ndërkombëtare mbi eliminimin e çdo forme të diskriminimit racor (CERD).