Futboll

Man City, skuadra më e shtrenjtë në histori të futbollit

Manchester City ka konfirmuar se skuadra e parë aktuale e tyre vlerësohet në 1 miliard euro – më e shtrenjta në historinë e futbollit.

City ka investuar shumë në skuadrën e tyre nën pronësinë aktuale, duke fituar katër tituj të Ligës Premier në pesë vjetët e fundit.

Sezonin e kaluar ata që fituan titullin në ditën fundit të edicionit, duke mposhtur Liverpoolin me një pikë dallim. Trajneri Pep Guardiola ishte i prirur ta shmangte atë këtë sezon, duke shpenzuar 135 milionë euro për Erling Haaland, Kalvin Phillips, Manuel Akanji dhe Sergio Gomez.

Është kalkuluar vlera e skuadrës së Cityt, që del të jetë mbi 1 miliard euro, sipas raportimeve të fundit financiare për vitin.

Në total, skuadra e Cityt kushtoi 1,2miliard euro për t’u mbledhur me një shpenzim prej 400 milionë euro në vit për pagat e lojtarëve.

Pavarësisht shpenzimeve të verës, City arriti ta mbyllte vitin me një fitim prej 75 milionë euro nga transferimet.