Integrimi

Luljeta “e zhdukur”, pas 14 muajve kthehet në shtëpi

Ende mbetet e paqartë se ku ka qëndrua e fshehur adoleshentja për 14 muaj me radhë dhe përse nuk kanë mundur ta gjenin as policia dhe as detektivët e angazhuar privatisht

Ankthi për familjen Tahiri nga lokaliteti Mechernich afër Bonn-it ka përfunduar. Pas 14 muajsh mungese, vajza e familjes, Luljeta tashmë 14 vjeçe është kthyer në shtëpi, te prindërit. Lajmin e bën të ditur televizioni ZDF nüe emisionin për gjetjen e të humburve “Aktenseichen xy…ungelöst”.

Vetëm një javë më parë, mysafirë të këtij emisioni kishin qenë prindërit e Luljetës (albinfo.ch ka shkruar) të cilët kane apeluar te e bija që të përgjigjet dhe të kthehet në shtëpi ku është e mirëpritur. Dhe, ajo e ka dëgjuar apelin por fillimisht është paraqitur në studion e emisionit të përmendur e pastaj është kthyer te prindërit, shkruan “General-Anzeiger”.

Ende mbetet e paqartë se ku ka qëndrua e fshehur adoleshentja për 14 muaj me radhë dhe përse nuk kanë mundur ta gjenin as policia dhe as detektivët e angazhuar privatisht.

Luljeta Tahiri nga Mechernich i Gjermanisë ishte 13 vjeçe kur u zhduk në prill të vitit 2014. Që nga ajo kohë nuk kishte asnjë gjurmë rreth saj. Asnjë thirrje, asnjë mesazh telefonik, asgjë. Prindërit e saj dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë në Köln, ose mund të jetë e vendosur diku jashtë Gjermanisë.
Arsyen e zhdukjes së saj, familjarët e lidhin me mundësinë që ajo të ketüe ikur me një të ri turk, familja e të cilit i kishte ofruar fejesë familjes së Luljetës. Kur familjarët kishin kundërshtuar, ishin prishur raportet e tyre me Luljetën e cila pastaj ishte zhdukur.