Shkurt.ch

Lufthansa ngre çmimet, Swiss (ende) jo!

Kompania më e madh ajrore e Gjermanisë, Lufthansa me filialën e saj Austrian Airlines (AUA) ka vendosur që, duke filluar nga 2 prilli t`i rrisë çmimet e biletave të fluturimit.

Për fluturimet brenda Evropës, çmimet do të jenë për 10 euro më të larta. Ndërkaq, për fluturimet në relacione më të largëta, çmimet në klasën ekonomike do të shtrenjtohen për 20 euro ndërsa në klasën e biznesit, për 60 euro, ka njoftuar kompania Lufthansa.

Kompania zvicerane Swiss njëherë për një herë nuk do ta ndjekë simotrën e saj gjermane, ka thënë një zëdhënës i Swiss-it. Megjithëse, shefi i kësaj kompanie para pak kohësh kishte deklaruar se Swiss është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së çmimeve për fluturimet brenda Evropës për 20 franga mesatarisht