Shkurt.ch

Lirohen dy pengjet zvicerane

Të dytë, marrë parasysh rrethanat në të cilat kanë jetuar, ndjehen mirë.

 

Është liruar çifti zviceran i cili është mbajtur peng nga talibanët pakistanezë që nga korriku i vitit të kaluar. Lirimin e tyre e konfirmon edhe Ministria e jashtme e Zvicrës.

Ambasadori i Zvicrës në Islamabad mban kontakte të drejtpërdrejta me pengjet e liruara dhe është bindur se ata të dy nuk bartin kurrfarë lëndimesh trupore, thuhet në komunikatën e ministrisë. Të dytë, marrë parasysh rrethanat në të cilat kanë jetuar, ndjehen mirë.

Ata ndodhen në një vend të sigurt në Pakistan dhe presin të kthehen në Zvicër sa më shpejt që të jetë e mundur .

Ministria u përgjigjet negativisht spekulimeve për gjoja pagesën e parave për lirimin e pengjeve. “Zvicra nuk jep para si kundërshpërblim për lirim”, thuhet nga qarqet e ministrisë. 

Paraprakisht, një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze e ka bërë të njohur lirimin e dy zviceranëve. Në televizionin pakistanez janë shfaqur pamjet e kalimit të tyre nga helikopteri në një veturë, bëjnë të ditur mediet zvicerane.