Shkurt.ch
Liberalët kundër pushimit 6 javësh
Ministri Ammann, i cili vjen nga kjo parti, ka thënë se një javë më shumë pushim në vjet, do të shtonte koston e pagave për 2 për qind
Delegatët e kuvendit të FDP-PLR-së të mbajtur sot në Bernë kanë vendosur që në referndumin që do të mbahet për inicitivën “6 javë pushim për të gjithë” të mbajnë qëndrim negativ. Po kështu negativisht ata do t`i përgjigjen edhe iniciativës për përcaktimin e çmimit të librit.
Ministri federal i ekonomisë, Ammann, i cili vjen nga kjo parti, ka thënë në kuvend se një javë më shumë pushim në vjet, do të shtonte koston e pagave për 2 për qind.
Po kështu në këtë kuvend u tërhoq vërejtja se në rast të fitores së iniciativës për 6 javë pushum, ekziston rreziku që vendet e punës të barten nga Zvicra në vende tjera.
Delegatët kanë miratuar një rezolutë për më shumë liri dhe përgjegjësi. “Në rast dileme, duhet të përcaktohesh pro lirisë”. Ka thënë kryetari i FDP-së, Fulvio Pelli.
Pelli o ashtu në këtë kuvend ka folur edhe me tone vetëkritike për gabimet e bëra nga partia gjatë viteve. Ndër të tjera ai ka thënë se “tepër gjatë problemin e azilit ua kemi lënë në dorë populistëve. Por tashmë kjo gjë ka ndryshuar. Për këtë arsye për herë të parë ne po na vijnë votues që më parë kanë votuar për SVP-UDC-në, ka thënë Pelli.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës