Shkurt.ch

Levrat zgjidhet në Dhomën e Kantoneve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Christian Levrat ka siguruar karrigen në Dhomën e kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, ku do të përfaqësojë Kantonin e Freiburgut.

Ai në këtë vend ka trashëguar ish deputetin nga po kjo parti, të zgjedhur ndërkohë në postin e ministrit federal, Alain Berset.

Sipas rezultateve tashmë përfundimtare, Levrat ka marrë 45012 vota dhe küeshtu ka arritur shumicën absolute, kundrejt kandidatit nga FDP-PLR, Jacques Bourgeois, që është deputet Dhomën Nacionale të parlamentit, për të cilin kanë votuar 32658 veta.