Shkurt.ch

Leuenberger sërish në parlament

Në rezultatet paraprake dukej sikur ai, ose kryetari i grupit të tij parlamentar, Antonio Hodgers do ta humbin vendin e deputetit

Me gjithë fiaskon që ka pësuar partia e tij, Ueli Leuenberger, kryetari i të Gjelbërve të Zvicrës, i njohur edhe si themelues i Univesritetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, ia ka dalë të zgjidhet në Parlamentin Nacional.

Në rezultatet paraprake dukej sikur ai, ose kryetari i grupit të tij parlamentar, Antonio Hodgers do ta humbin vendin në parlament. Sidoqoftë, Të Gjelbrit, krahas SVP-UDC-së kanë humbur më së shumti vende në Dhomën Nacionale, gjithsej 7.

Por, për partinë e Leuenbergerit kjo humbje peshon edhe më shumë sepse ajo, nga 20 deputetë që kishte, tash do të ketë gjithsej 13, ndërkohë që SVP-UDC nga 62 ka rënë në 55 sish.

Për herë të parë në Parlamentin e Zvicrës do të hyjë lëvizja populiste nga Gjeneva Mouvement Citoyen genevois MCG. Ajo i ka zënë vendin kandidatit të FDP-LDR-së nga Gjeneva.