Shkurt.ch
Leuenberger: Koha për një ministër “të gjelbër”
Kryetari i partisë, Ueli Leuenberger, pas punimeve ka thënë se "është pjekur koha për të pasur një ministër nga të gjelbrit"
Partia e të gjelbërve ka mbajtur sot, e shtunë, kuvendin e saj në Neuchatel. Në këtë kuvend partia të cilën e udhëheq Ueli Leuenberger, ka miratuar dy rezoluta.
Në njërën rezolutë, të Gjelbrit e Zvicrës kërkojnë nga Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës që të korrigjojë një qëndrim të miratuar ditë më parë në fueshë të energjisë bërthamore. Fjala është për qëndrimin sipas të cilit nuk do të ndalohet ndërtimi i centraleve bërthamore të teknologjive të reja.
Të gjelbrit duan që ndalesa të vlejë për të gjitha teknologjitë dhe përgjithmonë. Në rezolutën e dytë, Partia e Gjelbër ka kërkuar një përbërje të pavarur, të barazpeshuar dhe transparente të Këshillit Federal të inspektoratit për sigurinë bërthamore.
Në këtë kuvend është përmendur edhe synimi i Partisë së Gjelbër që kjo parti të ketë edhe përfaqësuesin e saj në Qeverinë Federale. Kryetari i partisë, Ueli Leuenberger, pas punimeve ka thënë për mediet zvicerane se “është pjekur koha për të pasur një ministër nga të gjelbrit”.
Leuenberger ka folur edhe për nnjë “koalicion të arsyes” me SP-nëCVP-në, BDP, Liberalët e Gjelbër dhe me EVP-në.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor