Shkurt.ch
Letra në shishe i kthehet dërguesit pas 30 vjetësh!
E kishte hedhur në lumin Rin shishen me një letër brenda. Letra i është kthyer 30 vjet më pas, nga Afrika e Jugut
“Posta me shishe funksionon”. Nejse, ajo vonon “pak” por dikur, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, vjen. Kështu së paku i ka ndodhur një zvicerani nga lokaliteti Oberriet në Rheintal, i cili kishte hedhur në vitin 1980 në lumin Rin (Rhein) një shishe me një letër brenda.
Vitet kishin kaluar dhe dërguesi, Werner Kühnis e kishte harruar këtë “postim”. Por, pas Krishtlindjeve që posa kaluan, zvicerani merr një zarf interesant nga qyteti Kapetown i Afrikës së Jugut. Brenda saj ishte letra e tij, e dërguar para më shumë se 30 vitesh, që vetë e kishte futur në shishe dhe e kishte hedhur në lumë.
Atë po ia dërgonte një zonjë që e kishte gjetur në plazh të qytetit. Ajo, përmes internetit e kishte gjetur adresën e dërguesit, që ishte shtëpia e prindërve të tij, fare pranë banesës aktuale. Pastaj, Kühnis e ka gjetur përmes facebook-ut dërguesen e letrës.
Por, ai dëshiron që ta falënderojë atë përmes një letre të vërtetë, në shishe, që sërish do ta hedhë në lumin Rin sikur para 30 vitesh. Do të veprojë kështu, edhe pse nuk beson se shishja do të gjejë rrugën nga Rini në Afrikë të Jugut…
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara