Kosova
Lehtësohen masat në Kosovë, hiqet ora policore
Qeveria e Kosovës ka propozuar lehtësimin e masave antiCOVID, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku tha se këtë e kanë propozuar që të hiqet ora policore për komunat që janë në zonë të kuqe.
“Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes. Studentët po ashtu do të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha ajo.
Vendimi pritet të merret pas pak.
Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.
Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me coronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor