Kosova

LDK e akuzon PDK-në për sulmin e aktivistëve ndaj arsimtarit

Në shkollën fillore ka ndodhur një sulm brutal ndaj një arsimtari nga radhët e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e PDK-së kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

Sipas LDK-së, Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla, përcjell albinfo.ch.