Tematike
Lara Gut-Behrami: “Do të doja të dija më mirë shqip”
“Kur Valoni flet shqip me familjen e tij, unë ndonjëherë nuk kuptoj të thuash asgjë. Atëherë më duhet të qesh. Deri më tani unë jam në gjendje të flas vetëm disa copëza të shqipes dhe do të doja ta dija më mirë"
Pas një heshtjeje të gjatë kampionia e skive Lara Gut-Behrami paraqitet sërish. Në një intervistë që ajo ka dhënë për RSI (Televizioni i Zvicrës Italiane) ajo flet për sfidën e mediave sociale, interesin e saj të sapongjallur për futbollin dhe për planet pas karrierës së saj.
Pasi sezoni i skive ka përfunduar para kohe për shkak të virusit korona, çdo gjë rreth Lara Gut-Behrami duket të jetë më e qetë. Dhe kjo mund të jetë diçka e mirë. Në kohën e mediave sociale, Lara nga Ticino i kushton shumë rëndësi ruajtjes së privatësisë së saj jashtë pistave të skive, transmeton albinfo.ch. “Kur isha 16 vjeçe kur arrita në Kupën e Botës, isha bërë tashmë figurë publike. Kishte vetëm internet, por asgjë më shumë. Pastaj unë u rrita, mediat sociale u shfaqën me të madhe dhe ndryshuan shumë…”.
Që atëherë, sportistë të shumtë kanë informuar ndjekësit e tyre me përditshmërinë e tyre. Qoftë fotografi trajnimi apo një fotografi nga koha e lirë – pothuajse gjithçka ndahet me fansat, përcjell albinfo.ch. Por Lara Gut-Behrami shkon kundër rrjedhës: “Askund nuk është shkruar që duhet të tregoj gjithçka për jetën time sot. Dhe askush nuk duhet të komentojë gjithçka për mua”, mendon ajo.
Për këtë arsye, pak kohë më parë ajo ka çaktivizuar të gjitha profilet e saj në rrjetet sociale. “Ju bëheni një produkt, por në të njëjtën kohë duhet të jeni të vetëdijshëm për çmimin që duhet të paguani. E kuptova që këto gjëra ishin kundër natyrës time”.
Lara Gut-Behrami preferon të shijojë qetësinë me bashkëshortin e saj, Valonin. “Gjithçka ka ndryshuar që kur e takova”, flet me entuziazëm 29-vjeçarja. Madje edhe fitoret në pistat e skive janë më pak të rëndësishme sesa ishin disa vjet më parë. “Ka disa gjëra që më kënaqin edhe më shumë sesa një fitore në Kupën e Botës” thotë Gut-Behrami dhe thekson: “Unë nuk vrapoj për famë ose për publikun, por sepse e kam pasion atë. (…) Skijimi do të thotë liri për mua ».
Ajo gjithashtu ndjek me pasion performancat e burrit të saj, i cili luan për Genoa FC që nga janari. “Kur jam në tribunat në stadium dhe shikoj lojën e Valonit, unë jam shumë më nervoze sesa kur jam në fillim të një gare time” pranon Gut-Behrami, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, megjithatë, ajo e vlerëson faktin se është në gjendje të ndajë momente si ky me ish-lojtarin e kombëtares zvicerane: “Jam shumë me fat që kam takuar Valonin dhe familjen e tij. Ata janë fantastikë”.
E vetmja pengesë me familjen Behrami është ajo e gjuhës, pranon Gut-Behrami: “Kur Valoni flet shqip me familjen e tij, unë ndonjëherë nuk kuptoj të thuash asgjë. Atëherë më duhet të qesh. Deri më tani unë jam në gjendje të flas vetëm disa copëza të shqipes dhe do të doja ta dija më mirë “.
Sigurisht, kohë për trajnimin e gjuhës ajo mund të gjejë veçanërisht pas karrierës së saj aktive. “Atëherë Valoni dhe unë do të jemi vetëm dhe nuk do të jemi nën presionin e rezultateve dhe të kohës ”, transmeton albinfo.ch. “Jeta ka shumë më tepër sesa thjesht futboll dhe ski. Jam e lumtur dhe më pëlqen të mendoj se çfarë do të bëjmë së bashku. Është një letër e bardhë që më pas do ta pikturojmë së bashku ”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës